A do të kandidojë sërish për Shkodrën?/ Ademi: Është vështirë të jesh kryetar bashkie, por gjithçka e kam bërë për qytetin tim  

A do të kandidojë sërish për Shkodrën?/ Ademi: Është vështirë të jesh kryetar bashkie, por gjithçka e kam bërë për qytetin tim  

Lidhur me kandidimin e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme vendore, kryetarja aktuale e Shkodrës, Voltana Ademi, ne emisioin “Arnautistan“ në MCN TV, tha se për momentin sfidë e tanishme do të jetë fitimi i betejës me Gjykatën Kushtetuese dhe fokusi është ky drejtim.

Mirëpo, për faktin se a do të donte të rikandidonte sërish si kryetar bashkie, Ademi, thotë se është herët të përgjigjet në këtë aspekt, porse si një sfidë në vete, të qenit kryetar bashkie është pos e vështirë, kënaqësi të punohet për qytetin e saj.

„Është herët për të dhënë një përgjigjje në këtë rast. Sfidë e vështirë të jesh kryetare e bashksië, por është diçka mbi të cilën kam vënë të gjitha, prandaj është një mund dhe e kam bërë më shpirt, edhe për qytetin tim, dhe kjo sdo të mungojë pavarësisht a do të jem apo jo më kryetare bashkie“.

Ademi, thotë se nganjëherë ndjehet e lodhur, por në fund të ditës, njerzit janë ata që e përkrahin për të ecur përpara.

„Ndoshta ndodh ndonjë ditë kur njeriu ndjehet i lodhur, ka shumë faktorë, në sajë të presionit politik, mosrespektimi i ligjit, presionit, porse gjithmonë „lind dielli“ në Shkodër, në darkë mund të jem e lodhur, por mbështetja që kam nga njerzit, më kanë bërë që të vazhdoj për të shtyrë këtë sfidë“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy