
“Demokratët i janë përgjigjur Berishës me shpejtësinë e dritës, ai është njeri i veprave”, kështu u shpreh nga studio e emisionit “Arnautistan” në MCN TV demokrati Aldo Bumçi teksa fliste për situatën në PD dhe mbështetjen e demokratëve për Foltoren.
Sipas Bumçit Basha duhej të ishte votëbesuar para se të përjashtohej nga grupi Parlamentar i PD, pasi vendimi për non gratën nuk ka fituar legjitimitet tek qytetarët.
“Berisha i thirri demokratët dhe ata iu përgjigjën me shpejtësinë e dritës. Pse u përgjigjën kaq shpejt demokratët? Pse u mbushën foltoret? Kjo histori është 3 mujore. Se u mërzitën me Bashën. Ai mori vendime për të shkatërruar opozitën. Non grata e Berishës nuk fitoi legjitimitetin tek demokratët dhe as tek pjesa tjetër. Ai s’ka asnjë pushtet, ndërkohë që Rama ka 1000 të zeza dhe Berisha ka 8 vite që është larguar. Ky vendim nuk e fitoi legjitimitetin tek qytetarët. Ai duhet të ishte votëbesuar, kjo nuk u bë dhe ne thirrëm kuvendin. Demokratët nuk e kanë mbështetur Berishën vetëm se duan Berishën. Në stadium kanë qenë mbi 10 mijë demokratë sepse janë të zhgënjyer me Bashën dhe nuk shohin asnjë dritë shprese. Ata shohin tek Berisha një njeri të veprave”, tha Bumçi.



