Nisin dëgjesat për Kodin e ri Penal, Manja: Ministria e Drejtësisë porositëse e draftit (VIDEO)

Nisin dëgjesat për Kodin e ri Penal, Manja: Ministria e Drejtësisë porositëse e draftit (VIDEO)

Ka nisur ditën e sotme cikli i dëgjesave publike për Kodin e ri Penal, ku ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se deri me tani ka patur mjaft komente dhe diskutime si dhe shqetësime për aspekte të veçanta teknike të vete draftit dhe të procesit për hartimin e kodit të ri si dhe për rolin e Ministrisë së Drejtësisë. 

Ai deklaroi se nga momenti i publikimit të draftit në webin e ministrisë, deri më tani ka ardhur një numër i vogël komentesh.

Manja sqaroi se roli i ministrisë në këtë proces, është ai i porositësit i draftit të Kodit te ri Penal të Republikës së Shqipërisë, duke porositur drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. 

Në procesin e hartimit të ligjeve, ka dy rrugë ose nëpërmjet drejtorisë së kodifikimit dhe legjislacionit ose nëpërmjet grupit të punës të ekspertëve të fushës të kontraktuar nga Ministria e Drejtësisë. 

Kemi zgjedhur ketë të dytën për shkak të rëndësisë që ka Kodi Penal. Pas reformës në drejtësi në 2017, është miratuar strategjia ndërsektoriale e drejtësisë. Strategji e cila përcaktoi objektivat në katër vite në fushën e drejtësisë. 

Në pikën 4 të kësaj strategjie thuhet që Shqipëria merr përsipër përmirësimin e legjislacionit penal. 

Në shkurt 2019 janë kryer vlerësimet e para për marrjen e iniciativës për hartimin r kodit te ri penal, për disa ndryshime në kodin ekzistues. 

Pjesa e përgjithshme e Kodit Penal është materializuar në vitin 2020 dhe grupit të punës i janë shtuar herë pas herë ekspertë të fushës, nga avokatia, prokuroria, ekspertë te lirë etj. 

Drafti i hartuar i është përcjellë edhe disa ekspertëve italianë për mendim. Ekspertët e kanë konkluduar opinionin e tyre dhe kanë dhënë përgjigje në korrik 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy