
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme me kryeministrin e Kosovë, Albin Kurti, e vuri veten në rolin e një fallxhori dhe tha se ka gjasa që përmes një referendumi, Shqipëria dhe Kosova të bashkohen.
Rama u shpreh i bindur se bashkimi Shqipëri-Kosovë do të ndodh një ditë, porse nuk e di se si kur dhe si.
Ai u sigurua që paraprakisht le ta quajnë si një provokim nga një fallxhor dhe jo nga një politikan.
“Kjo është pyetja apo provokacija? Tani në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin Shqipërisë me Kosovën, unë do votoja hapur pro. Tani në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo, po ju provokoj edhe unë them që do të ndodhë, nuk di kur do të ndodhë, si apo kur, por që kjo do të ndodhë një ditë unë them që po. Ata që dalin e bërtasin për Shqipërinë e Madhe ju them që fallxhorët nuk gjykohen se është fall. Nëse do të hidhja fall dhe në këtë rast po e hedh me imagjinatë po them që do të ndodhë,” tha Rama, në konferencën e përbashkët me Albin Kurtin, pas mbledhjes së dy qeverive.
I pyetur nëse do të ndodhë kjo pa fall, por në realitet, kryeministri u shpreh:
“Pa fall unë fallin e futa në mes për përkthyesin dhe për ata që do dalin të thonë do përmbyset bota, do na pushtojnë shqiptarët. Më ndihmoni edhe ju thoni që foli zëri i fallxhorit.”
Kurse kryeministri Kurti nga ana e tij tha se “Ka një keqkuptim të bashkimi i shqiptarëve është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh ne. S’mund të vendosemi ne mbi procese historike që na vendos data të tilla.”.



