Kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do vijojnë të vuajnë dënimin arrest në shtëpi. Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e tyre për liri ndërsa prokurorët e SPAK kanë ngritur shqetësimin se Berisha e ka thyer vendimin duke pritur eurodeputetë dhe gazetarë në banesë. Nga ana tjetër përfaqësuesi i SHBA, Escobar, i ka bërë thirrje opozitës që të bashkohet.



