Kote për situatën e turizmit në Qarkun e Gjirokastrës: Jemi në prag të numrit të vizitorëve që kishim para pandemisë

Kote për situatën e turizmit në Qarkun e Gjirokastrës: Jemi në prag të numrit të vizitorëve që kishim para pandemisë

Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote tha sot nga edicioni i lajmeve të MCN TV se numri i vizitorëve në jug të Shqipërisë është gati në prag me atë që është raportuar para fillimit të pandemisë që ka përfshirë gjithë botën.

I pyetur se si paraqitet situata në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, më e madhja tokësore me shtetin grek, Kote tha se janë marrë të gjitha masat për ti siguruar qytetarëve të gjitha shërbimet e nevojshme në pikën e kalimit kufitar.

Intervista:

Kote ju keni inspektuar së fundi këtë pikë kalimi dhe jeni takuar dhe me autoritetet kufitare në kufiri. Si është situata në Kakavijë dhe çfarë masash janë marrë në këtë sezon që të mos ketë radhë pritje.

Kote: Jam takuar me autoritetet shqiptare. Për shkak të fillimit të fluksit në të dyja anët e kufirit ne kemi marrë të gjitha masat. Kam ndjekur nga afër plankalendarin për të gjitha institucionet. Ne kemi një qasje krejt të re në hyrje të kufirit. Në pikëkalime janë ngritur pika të kujdesit shëndetësor për të përballuar situatat në rastet e një fluksi të lartë. Kemi marrë masa për të siguruar depozita uji dhe të gjitha shërbimet e nevojshme. Deri tani ka qenë situatë krejt normale dhe nuk kemi pasur asnjë incident. Qarku i Gjirokastrës nuk ka asnjë të infektuar me Covid aktualisht. Unë i bëj ftesë emigrantëve të vijnë. Do të gjejnë të gjitha kushtet për të lëvizur në pikat kufitare mes dy vendeve.   

A janë të informuar udhëtarët mbi dokumentacionin që kërkohet si kusht për parandalimin e përhapjes së Covid në këto stacion kufitar dhe a ka pasur kthime?

Kote: Ne kemi bërë njoftimet përkatëse. Në pikëkalimet kufitare janë të vendosura rregullat e duhura dhe kemi bërë kontakte me grupet e emigrantëve që vijnë dhe unë besoj që tashmë kjo është një gjë e njohur. Kemi kontakte me konsullatën shqiptare në Janinë dhe kemi kërkuar informacion për protokollin e lëvizjes pasi ka ndryshime shpesh për lëvizjen, por jemi në kontakt me këto ndryshime. Kemi kërkuar që edhe punonjësit e doganave të jenë në kontakt me homologët e tyre grekë në mënyrë që të mos ketë vonesa në pikat e kalimit kufitar.

Ndalemi pak e dhe tek turizmi në këtë qark. Kemi parë shumë aktivitete të zhvilluara në qytetin e Gjirokastrës por jo vetëm. A ka pasur ardhje masive të turistëve në këtë zonë dhe çfarë risie kemi për këtë sezon?

Kote: Ka një qasje krejtësisht të re në zhvillimin e turizmit në qarkun e Gjirokastrës. Është pasuruar shumë oferta turistike, kemi turizmin e aventurës, të lumit Drin dhe Vjosë, turizmin malor si zona e Kurveleshit, zona e Çajupit, zonën e Frashërit dhe i gjithë rajoni ofron mundësi të madha. Rajoni i Gjirokastrës është i pastër tashmë dhe nuk ka të infektuar me Covid. Tashmë jemi në prag të numrit të vizitorëve që kishim para pandemisë. Zona jugore ka një turizëm vjetor dhe jo me periudha, por tashmë është periudha kur kurba kapur pikun. Ajo që është e rëndësishme është se kemi hyrë të përgatitur në këtë proces turizmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy