Progres-raporti/ Andoni: Duket se porta është gjysmë e hapur për Shqipërinë e Malin e Zi. Do të ketë sakrifica të mëdha

Progres-raporti/ Andoni: Duket se porta është gjysmë e hapur për Shqipërinë e Malin e Zi. Do të ketë sakrifica të mëdha

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Tv se edhe nga progres-raporti duket se për Shqipërinë dhe Malin e Zi, porta është gjysmë e hapur. 

 

Duke vijuar Andoni tha problemi është sa do arrijmë të mbyllim kapitujt me kapacitetet tona. 

 

Duket që për Malin e Zi dhe Shqipërinë, dhe nga progres-raporti, duket porta tashmë është gati gjysmë e hapur. Ky është fat i madh për socialistët dhe qeverisjen e Ramës. Por ndërkohë për shqiptarët paralajmëron që do të ketë sakrifica të mëdha. Një nga sakrificat më të mëdha është problemi i drejtësisë. Vërtete BE e sheh në makro, por shqiptari e sheh në sensin mikro. Kur llogarit familjet që kanë përballë gjyqësorin shqiptar, atëherë çështja është shqetësuese. 

 

Do të flasim sërish për problematikën shumë të madhe që Shqipëria sa do arrijë me kapacitetet e veta të fillojë të mbyllë kapitujt. Ky do të jetë proces i vështirë. Se nuk është e vështirë të arrish të përshtasësh në mënyrë burokratike ligjet. Problemi është të kenë impakt dhe ndikimin e duhur në terren. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy