Rama u tërhoq nga fasha e energjisë, Meta: E bëri se janë zgjedhjet para, çmimet bien kur populli ngrihet

Rama u tërhoq nga fasha e energjisë, Meta: E bëri se janë zgjedhjet para, çmimet bien kur populli ngrihet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar ‘prapaskenat’ e arsyeve të vërteta që e bënë Ramën të tërhiqej nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë.

Meta tha në një konferencë për mediat se kreu i qeverisë u tërhoq për faktin se para janë zgjedhjet, ndërsa ka si plan që të 5-6 fishojë çmimin më pas.

Kjo ishte e qartë, vjedhje nga ana e qeverisë, në kurriz të bizneseve, sipërmarrjes. Është frikë përpara zgjedhjeve për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe antinjerëzor, por me shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’jua shtuar 5-6 fish. Por kjo s’ka për të ndodhur, pasi qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për pehlivanllëqet e këtij artisti që po ia nxin jetën qytetarëve të ndershëm.

Këto synojnë të krijojnë pasiguri, panik, shantazh dhe shpesh për t’i fyer qytetarët e këtij vendi si njerëz të cilët nuk kanë sy, vesh e kujtesë dhe nuk kanë dinjitet. Kjo kohë pa përfunduar. Opozita do të vazhdojë më tej misionin e saj. Kur ngrihet populli bien çmimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy