Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj ka nisur një hetim lidhur me dyshimet e lindura pas pyetjes së tij në organin e akuzës pak kohë më parë. Lala tha se në kuadër të këtyre dyshimeve, hetimi është shtrirë edhe te njerëz të afërt të zotit Veliaj, mes të cilëve edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorë të saj.

Ka një hetim pasuror për Erion Veliaj. Sot kam marrë vesh se është kërkuar informacion edhe pranë zyrave të Kadastrës. Është kërkuar informacion edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve lidhur me aktivitetin e zonjës Ajola Xoxa. Janë sekuestruar edhe celularë të njerëzve pranë zonjës Xoxa.

Hetimi është çelur vetëm pak ditë pasi Veliaj është pyetur. Në prokurori, ai është pyetur jo vetëm për procedurat e inceneratorit, por edhe më shumë. Do të kalojë në sitë pasuria e tij dhe familjarëve të bashkëlidhur.

A ka pasur zoti Veliaj lidhje me kompani në Bullgari?

Po kryhet hetim pasuror mbi bazën e disa dyshimeve të arsyeshme që kanë dalë nga pyetja e zotit Veliaj.