Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Kryetar të Bashkisë Kolonjë Ilia Stefo i shoqëruar nga zv. Kryeministri Niko Peleshi dhe kryetari i Bashkisë Maliq, Gezim Topciu ka prezantuar disa nga shtyllat e projekteve të tij për Kolonjën dhe fshatrat e saj në nje takim me banoret.
Zv. Kryeministri Peleshi tha se zgjedhja e Stefos për Bashkinë e Kolonjës është një zgjedhje që është bërë nga vetë banorët e zonës.
"Bashkia është institucion i qytetarëve dhe me Stefon në krye Bashkia Kolonjë nuk do të këte dallime midis të majtëve dhe të djathtëve" - tha Peleshi.



