Kim kujton 30-vjetorin e vizitës së ish-sekretarit amerikan: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju

Kim kujton 30-vjetorin e vizitës së ish-sekretarit amerikan: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një postimi në median sociale Facebook, ka përkujtuar 30-vjetorin e vizitës së ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, në Shqipëri.

Vizita e tij ka qenë e para e një udhëheqësi perëndimor që pas fillimit të pluralizmit në Shqipëri.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, ka shkruar ambasadorja në llogarinë e saj në Twitter.

Sipas saj, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Por ajo thekson faktin se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri mbeten të njëjta.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!

Vizita e Baker-it do të përcillej edhe në një artikull të gazetës “The New York Times”.

Shqiptarët, të cilët për katër dekada ishin praktikisht të izoluar nga bota e jashtme, rrethuan autokolonën e Baker-it. Duart zgjateshin nga çdo drejtim për të prekur Sekretarin e Shtetit ose thjesht xhamat e makinës së tij.

Në dritaret e makinës do të vendoseshin petale lulesh, kjo për të bërë një lidhje me përfaqësuesin e Amerikës.

Baker do të theksonte faktin se, për aq kohë sa kishte qenë në politikë, kurrë nuk kishte parë diçka të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy