Me përfundimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, kreu i LSDM-së Zoran Zaev shpalli fitoren e zgjedhjeve të 10-ta parlamentare. Partia që ai drejton ka marrë 46 mandate.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja ka marrë 44 mandate, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja 1 deputet.
Fill pa kësaj ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta i cili ka uruar shqiptarët për përfaqësimin e lartë.
“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.



