Zgjedhjet për Himarën, kandidati i opozitës nis fushatën: Do vë në zbatim programin e Fredi Belerit

Zgjedhjet për Himarën, kandidati i opozitës nis fushatën: Do vë në zbatim programin e Fredi Belerit

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës, Petro Gjikuria nisi pasditen e sotme fushatën elektorale në Himarë, për zgjedhjet e 4 gushtit.  

Ndalesa e parë, ku zhvilloi prezantimin me banorët e zonës, ishte në Himarë fshat.

Drupal Ad

Në fjalën e tij Gjikuria kërkoi mbështetjen për kandidaturën e tij, për të ecur përpara për të nesërmen e Himarës.

Në bashkinë e Himarës, dua të vë në zbatim programin e Fredi Belerit, programin fitues të 14 majit, i cili ishte rezultat i një konsultimi të gjerë publik.

Një program me pesë shtylla veprimi për të mirën e Himarës, jo për këtë mandat që gjysma ka ikur, po për dekadën e ardhshme:

Zgjidhja e çështjes së pronave, kthimi dhe shfrytëzimi i pasurisë së qytetarëve tanë në mënyrë të drejtë dhe të vërtetë; rikonceptimi i bashkisë; politika sociale për të gjithë me prioritet të moshuarit dhe fëmijët;

cilësia e jetës dhe infrastruktura me respekt për mjedisin; zhvillimi lokal për të gjithë dhe për sipërmarrësit, dhe për fermerët dhe për të rinjtë që të mos largohen nga vendi.

Të pranishëm në aktivitet ishin kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afroviti Dhimojani, si dhe sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike Ivi Kaso.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy