Pas kërkesës së presidentes Osmani, BE do monitorojë zgjedhjet në Kosovë

Pas kërkesës së presidentes Osmani, BE do monitorojë zgjedhjet në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë përgjigje pozitive nga përfaqësuesit e BE-së lidhur me kërkesën për monitorimin e zgjedhjeve lokale.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar prezencën me mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Kosovë me datën 17 tetor të këtij viti, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar diçka të tillë nga BE-ja.

Misioni i BE-së i cili do të monitorojë zgjedhjet lokale do të punojë deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor.

Osmani, përmes një letre të dërguar me 18 qershor të këtij viti në adresë të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, kishte kërkuar nga BE-ja të jetë pjesë e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Sassoli, në letrën dërguar Presidentes Osmani më 13 korrik e ka konfirmuar gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve lokale, si dhe fillimin e menjëhershëm të procedurave përgatitore për këtë proces.

Ndërkaq në letrën e Borrell, të datës 17 gusht, bëhet e ditur se pasi që Parlamenti Evropian t`i nominojë përfaqësuesit e vet, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së do ta emërojë Shefin e Misionit, i cili bashkë me ekipin e ekspertëve do të arrijnë në Republikën e Kosovës gjatë javëve në vijim.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka shprehur besimin se raporti përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve do të ndihmojë në mbështetjen e përpjekjeve të ardhshme të nevojshme për reformën zgjedhore duke adresuar rekomandimet e mbetura të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE -së. Ai i ka dëshiruar Presidentes mbajtje të suksesshme të zgjedhjeve.

Këtë e ka konfimruar në një deklaratë, edhe Ambasadori Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE -së / Përfaqësues Special i BE -së në Kosovë:

Ndërkaq në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve ishte përbërë nga një numër i vogël i ekspertëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy