Sejamini: Një njeri i ndershëm flet shkurt, reagimi Veliajt lutje e madhe për dashurinë e Ramës

Sejamini: Një njeri i ndershëm flet shkurt, reagimi Veliajt lutje e madhe për dashurinë e Ramës

Analisti Neritan Sejamini në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV duke komentuar reagimin e Veliajt pas aferës së tenderave me zyrtarët e bashkisë së Tiranës u shpreh se një njeri që është i ndershëm dhe i pafajshëm flet shkurt, gjatësia e fjalimit të Veliajt ishte tregues i qartë se çfarë ka në të.

Ai tha se Veliaj bëri një lutje përkëdhelje për dashurinë e Ramës, ndërsa theksoi se kryeministri në rastin e parë që ai do i bëhet barrë do ta lëshojë atë.

Veliaj ka një shkëputje nga realiteti i Tiranës, ato punët e mira të drejtorëve të tij që përmendi janë banale. Ujërat e zeza të Tiranës derdhen në Lanë në mes të Tiranës. Kupton çdo të thotë të derdhen ujërat e zeza në lumin që kalon mes qytetit? Kjo është Tirana.

E dyta Tirana s’ka as tren dhe as stacion treni, nuk ka teatër kombëtar, s’ka cirk, Tirana s’ka teatër për fëmijë, s’ka bibliotekë kombëtare, nuk ka pishinë olimpike për sportet dhe ka të gjitha problemet që ne dimë sepse që nga viti ‘90 e ca i është marrë çdo gjë e gjelbër dhe nuk i është shtuar asgjë e gjelbër, asnjë centimetër katror jeshillëk.

Tani punët e mëdha që ka bërë drejtori që thotë Veliaj, sa vjet ka unaza e re, ka 5 vjet që ndërtohet për një copë rrugë, një projekt monstruoz në dalje te Shqiponja, këto janë punët që ai mburret.

Pra kjo është Tirana e vërtetë, që janë bërë investime pa fund dhe nuk ka asnjë gjë, s’ka semaforë dhe vija të bardha aty ku duhet të jetë. Kjo është Tirana e Veliajt. Punët me të cilat ai mburret janë të rëndomta.

Një njeri që është i ndershëm dhe i pafajshëm flet shkurt, gjatësia e fjalimit të Veliat ishte tregues i qartë se çfarë ka në të. Veliaj bëri një lutje përkëdhelje ndaj Ramës, ndryshe nga ato që thonë se e ka kërcënuar. Lutje e madhe për dashurinë e Ramës. Në momentin që Veliaj do bëhet barrë, Rama do ta lëshojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy