Kongresi i socialistëve, publikohet axhenda

Kongresi i socialistëve, publikohet axhenda

Partia Socialiste mbledh Kongresin më 23 mars, në orën 10:00. Sipas axhendës së publikuar sot, Kongresi do të hapet me një fjalim të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla. 

Axhenda parashikon edhe fjalimet e disa prej krerëve socialist të pushtetit vendor.

Fjalën kryesore do e mbajë kryetari i PS, njëkohësisht kryeministri Edi Rama.

Fokusi kryesor i diskutimeve do të jenë çështje si qeverisja në nivel qarqesh, ecuria e reformave në kuadër të integrimit në BE, Kodi Zgjedhor dhe vota e emigrantëve.  

Në Kongresin e radhës janë ftuar të gjithë kryeministrat e PS ndër vite, mes të cilëve edhe Fatos Nano.

Programi 10.00 - Hapja e Kongresit

Fjala hyrëse nga Sekretari i Përgjithshëm

Raporti i Bashkëqeverisjes me Njerëzit Puna e Qeverisë për Bashkitë që Duam - puna e bërë për çdo qark Bashkitë që Duam: Fjala e disa prej kryetarëve të bashkive

• Shqipëria në Bashkimin Europian

• Miratimi i Deklaratës së Kongresit

12.00 - Pjesa e Dytë

Fjala e Kryeministrit, kryetarit të PSSH EDI RAMA

13.30 - Pushim

15.00 - Pjesa e Tretë

• Bashkitë që duam për Shqipërinë që Duam

• KODI ZGJEDHOR DHE VOTA E EMIGRANTEVE

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy