Presidencialet, 2020/ Biden fiton në tre shtete, i afrohet kandidimit përballë Trump

Presidencialet, 2020/ Biden fiton në tre shtete, i afrohet kandidimit përballë Trump

Kandidati demokrat për president i SHBA, Joe Biden e ka lënë pas rivalin e tij Bernie Sanders në zgjedhjet e para në Florida, Ilinois dhe Arizona.

Ky vrapim i shpejtë përgjatë garës, solli për zv/presidentin e SHBA-së një dominim të pastër të tij në tre shtete.

Biden, më pas, u bëri thirrje mbështetësve të Sanders t’a mbështesnin në këtë garë.

Me këto fitore, Biden hodhi një hap tjetër të madh, duke shkuar drejt zgjedhjeve presidenciale si kandidati demokrat që do përballet në nëntor me presidentin republikan, Donald Trump.

77-vjeçari, ndërthuri njëherësh disa fitore vendimtare, duke e mundur Sanders me gati 40 përqind në Florida, 20 përqind në Ilinois dhe më shumë se 10 përqind në Arizona.

Siç duket, triumfi në këto tre shtete, ishte një shenjë e demokratëve se ishin të gatshëm të ndiqnin pas Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kundër Donald Trump, përpara se fushata të ndërpritej për shkak të pandemisë së Covid-19.

Dominimi i tij, veçanërisht në këto tre shtete, ngriti pikëpyetjen nëse Bernie Sanders, duhet të vazhdojë garen për zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, krerët e partisë janë të shqetësuar për një përsëritje të betejës së 2016-ës, e cila ishte një garë e gjatë dhe e hidhur e senatorit amerikan me Hillary Klinton, ku sipas tyre, ai luajti një rol për humbjen ndaj Trump.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy