Ambasada e SHBA përgëzon Kodhelin për punën e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Ambasada e SHBA përgëzon Kodhelin për punën e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Ambasada  amerikane në Tiranë i ka dërguar një mesazh urimi ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli duke e përgëzuar për punën e saj 4-vjeçare. Në letrën drejtuar Kodhelit ambasada thekson se nën lidershipin tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.

Ishte vetë Kodheli që bëri publike kë deklaratë duke theksuar se "kënaqësia ka qenë e gjitha e imja që i kam shërbyer vendit dhe kam punuar me miq dhe aleatë kaq të mrekullueshëm".

Deklarata e plotë

E nderuara ministre Kodheli, në emër të kolegëve në Washington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni t’ju përgëzoj për punën tuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO. Nën lidershipin tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.
Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.
Siqerisht,
Donald Lu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy