Rudina Hajdari: Një projekt i ri politik kundër të pangopurve

Rudina Hajdari: Një projekt i ri politik kundër të pangopurve

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari duket se po përgatitet të finalizojë në shtator idenë e krijimit të një partie të re politike me të cilën do të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2021.

Përmes një sondazhi të zhvilluar në rrjetin Instagram, Hajdari ka kërkuar nga ndjekësit sugjerime për hapat e metejshëm të saj në politikë.

Pyetjeve të ndjekësve, ndërsa flitet për krijimin e një partie të re, ajo u ka kthyer këtë përgjigje:

Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit”.

Në fakt ideja e krijimit të një force politike është artikuluar edhe më herët nga Rudina Hajdari, e cila ndonëse hyri në parlament në listat e PD vendosi të qëndrojë duke mos e djegur mandatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy