Grupi Alibeaj brenda Partisë Demokratike, ka dhënë sinjale se mund të bashkëpunojë me pjesën tjetër të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Deputetja Dhurata Çupi, deklaroi se ky grupim kërkon të bashkohet me pjesën tjetër të partisë, por tha se çështjet e tjera, si non-grata e Berishës dhe çështjet që i ndajnë, duhet të diskutohen pas zgjedhjeve.
Çupi nuk e mohoi mundësinë e tërheqjes së padisë në gjykatë ndaj Berishës, por e quajti çështje dytësore dhe të diskutueshme, që "mund të zgjidhet".
Nëse bashkohemi, bashkohemi në familjen tonë. Nëse vendosim kushte nuk arrihet. Për zgjedhjet vendore duhet të jemi bashkë. Nëse e kemi të sinqertë të votojmë kandidaturë dhe të mbështesim një kandidaturë. Më pas mund të ketë diskutime. Aktualiteti politik na detyron të bëhemi bashkë. Ne po diskutojmë për vullnete politike. Gjithçka tjetër është dytësore. Vullneti politik është primar. Nëse do të ketë vullnet politik mes protagonistëve të së djathtës, gjykata është hap i dytë që mund të zgjidhet. Foltorja ka përqindjen më të madhe të strukturave. Nga sondazhet nuk mohohet edhe efekti i grupit tonë. Ne do futemi për tu bashkuar, jo për struktura paralele. Sot jemi përballë një zgjedhje që duhet të jemi përballë një zgjidhje, dhe kjo është një zgjidhje shumë e mirë.



