
Drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, tha se sot ka dorëzuar në SPAK dosjen, ku një grup kriminal, sipas tij, që udhëhiqet nga Taulant Balla punon për blerjen dhe shantazhin e votuesve.
Bardhi tha se pas 25 prillit, kush ka shkelur ligjin, humb pasurinë e paligjshme dhe shkon në burg. Bardhi u shpreh se PD, nëse vjen në pushtet, do të rikthejë qetësinë dhe mirëqenien në Elbasan.
“Edhe 13 ditë na ndajnë nga dita ku secili prej jush do të ushtrojë pushtetin dhe përgjegjësinë e tij për të ardhmen e familjes dhe fëmijëve tuaj. Që nga dita e parë unë personalisht, ekipi dhe strukturat e Partisë Demokratike, jemi angazhuar për të garantuar vullnetin tuaj të lirë, vendimmarrjen tuaj të pandikuar nga kërcënimet dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.
Gjatë javës së fundit, për shkak se kanë kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ja keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 Prill do të votoni për ndryshimin, Taulant Balla ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votave.
Jam sot në këtë komunikim me ju, për të njoftuar se pas evidentimit të të gjitha rasteve, kemi dorëzuar dosjen e plotë me të dhëna pranë SPAK ndaj disa shtetasve për veprat penale “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, dhe “Shpërdorimi i autoritetit policor”, tha Bardhi.
Disa nga shtetasit e kallëzuar në SPAK, janë: Taulant Balla, organizator i skemës, Gjergj Luca në zonën Labinot Fushë dhe Labinot Mal, Aurel Kaja ka ngritur një rrjet personash, që bën shpërndarjen e parave në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
Ardian Peqini në Lagjen e “Kinezëve” dhe tek zona e njohur si “Isllat”.
Dashamir Myzeqari në lagjen e njohur si “tek Çerdhja”.
Artan Firaku, Gëzim Rusi dhe Xhevahir Njelina tek lagja “5 Maji.
Ledi Hoti (Ledian) dhe Arben Veseli ne Bradashesh.
Arjan Sinani ne zonen e 11 Nëntori dhe zonën e quajtur “Harqet – Firakasit”.
Dhurata Mata në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Gentian Sharra në zonën e Bradasheshit dhe Fushë Mbretit.
Themistokli Bebi në lagjen “Çlirimi”.
Tit Muzhaqi dhe Gent Derzeza në lagjen 11 Nëntori.
Arian Ibershimi në lagjën “Dyli Haxhire”.
Met Peqini (Meti Tujës) dhe Tit Caka, në lagjen e njohur si “Rruga e re e Trenit”.
Shaqir Prroi, Donald Varfi dhe Shyqeri Hoxha, në lagjën “Haxhias”.
Afrim Vullnetari, në lagjën “5 Maj”, në lokalin e njohur si “Lokali me Harqe”, që shërben edhe si bazë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.
Fadil Meta, Gent Sharra, Klement Xhaferri, dhe Durim Sadiku në lagjën “Fushë-Mbret”.
Materialet e plota për këta shtetas dhe shumë të tjerë, në total 43 persona, janë dorëzuar në SPAK. PD nxit organin e akuzës të veprojë me shpejtësi, t’i shërbejë ligjit dhe interesit publik, duke proceduar penalisht personat e përfshirë.



