Zgjedhjet vendore/ Ja ku do të votojnë liderët politik në vend!

Zgjedhjet vendore/ Ja ku do të votojnë liderët politik në vend!

Së bashku me mbi 3.6 milionë shqiptarë në listat e zgjedhësve që janë thirrur për të votuar  sot bashkë me drejtuesit kryesorë të shtetit dhe të politikës që pritet t’i drejtohen kutive të votimit.

 Presidenti Bajram Begaj do te votojë në shkollën 9-vjecare “Kongresi i Lushnjes” në orën 09:00.

Poashtu rreth orës 09:00 kreu i qeverisë Edi Rama pritet të votojë në shkollën Ymer Lala në Surrel.

Ish kryeministri Sali Berisha do të votojë rreth orës 10:00, në shkollën 9 Vjeçare "Kosova", në Njësinë Bashkiake nr. 2 në kryeqytet.

Gjatë paradites, voton edhe kreu i PL Ilir Meta voton në qendrën e votimit në ambientet e Kopshtit nr.31, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Njësinë Bashkiake nr. 5, i shoqëruar nga bashkëshortja, deputetja Monika Kryemadhi.

Në orët e paradites pritet të votojnë në kryeqytet edhe kandidatët për Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të votojë rreth orës 09:00 te Parku Olimpik.

Kandidati i BF, Belind Këlliçi do të votojë nrë orën 10:30 në shkollën “Dora d’Istria”, kandidati i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, voton në orën 10:30 tek Liceu. 

Ndërsa kandidati i PD, Roland Bejko, voton në orën 11:00 në shkollën “Gustav Mayer”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy