Nisin punimet për këndin e lodrave te "Ali Demi", Veliaj: Kjo është një hapësirë çlodhëse për më të rriturit

Nisin punimet për këndin e lodrave te "Ali Demi", Veliaj: Kjo është një hapësirë çlodhëse për më të rriturit

Bashkia e Tiranës nisi ditën e sotme punimet për ndërtimin e këndit të 11 të lodrave për fëmijë te “Ali Demi”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se edhe ky kënd lodrash do të shërbejë në të njëjtën kohë edhe për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhëse për më të rriturit, e në mënyrë të veçantë për të moshuarit. 

Më tej veliaj tha se ky është një tjetër lajm i mirë për banorët e Njësisë Nr.1, të cilët do të jenë përfituese të investimeve të tjera publike që Bashkia e Tiranës ka parashikuar të bëjë edhe për vitin e ardhshëm.

Kryebashkiaku tha se puna e nisur me këtë kënd është përgjigja më e mirë ndaj të gjitha debateve dhe një ogur i mirë për vitin e ardhshëm. Sipas tij, ndërtimi i këndeve të lojërave ka për qëllim jo vetëm të krijojë mundësi argëtimi për fëmijët, por edhe për t’i krijuar atyre kushte për t’u marrë me aktivitete fizike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy