Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero, ka shkruar në rrjetin social në lidhje me përplasjet e fundit në Shqipëri, në lidhje me reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese që kërkon të sjellë përpara maxhoranca me hapjen e pjesshme të listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Zëdhënësja Pisonero, shkruan se është vendimtare që marrëveshja e arritur mes qeverisë e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, nuk duhet të preket.
Më tutje zëdhënësja e KE-së thotë se asnjë ndryshim shtesë ligjor (duke nënkuptuar listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore), nuk duhet të rrezikojë marrëveshjen e arritur më 5 qershor.
“Është vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE / ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.”-shkruan zëdhënësja e KE-së.



