Pogradec/ Qytetarët protestojnë para fillimit të mbledhjes së përbashkët

Pogradec/ Qytetarët protestojnë para fillimit të mbledhjes së përbashkët

Në kohën kur pritej të niste mbledhja mes dy qeverive në Pogradec, asaj shqiptare dhe asaj maqedonase, një grup qytetarësh kanë dalë me pankarta në duar me thirrje kundër qeverisë shqiptare.

Dhjetra qytetarë mbanin në duar pankarta me mbishkrimet 'Policia që duam', 'Qeveri e drogës', 'Qeveri e Shullazit'. 

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili hodhi akuza në drejtim të qeverisë.

Balliu është shprehur se revolta vjen për shkak të padrejtësive të bëra nga qeveria në pushtet.

‘’Ne jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie. Bashkëpunimi me krimin e organizuar. Protesta kundër qeverisë që do të kapi edhe prokurorinë e përgjithshme për ta perdorur ate për presione politike, për koalicione në të ardhmen”, është shprehur Balliu


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy