
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e mbajtur në Bruksel.
Ky kapitull përfshin sektorë kyç të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Presidenti Begaj vlerësoi këtë zhvillim si një tregues i përparimit të vendit në përmbushjen e standardeve evropiane dhe theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit integrues, me synimin për të hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit.
Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.
Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit.



