Gazetari Mariglen Kume tha gjatë një lidhje me studion e MCN Live se Ervin Salianji po operon me bazën dhe anëtarësinë e PD-së dhe jo me deputetët aktualë me idenë që të mos krijojë përçarje në grupin parlamentar.
Salinji po operon me bazën, me anëtarësinë dhe ish-deputetët e PD-së. Salianji ka marrë një vendim, që ka dashur të mos i përfshijë në këtë moment deputetët e PD-së me idenë që të mos ketë përçarje në aksionin që po bëhet në parlament. Aksionin po e vijon me ish-deputetë që janë të pakënaqur.
Strategjia e tij është që të mos ketë përçarje të grupit parlamentar. Provë për këtë është foltorja në Durrës ku nuk ka kontaktuar asnjë nga deputetët e PD-së.



