Fakti nëse Sali Berisha, i cili u mor zyrtarisht dje si i pandehur nga SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv, kryer në bashkëpunim nëse do të konkurroj për kryeministër në zgjedhjet e ardhme në vend, shihet në mënyra të ndryshme.
Analisti Andi Bushati thotë se drejtësia po vijon të ndërhyjë në proceset zgjedhore, duke i hapur rrugë Edi Ramës për të konkurruar me kundërshtarë të dobësuar.
Një palë zgjedhje i amnistuan. Një palë të tjera e futën opozitën pa sigël, pa financim, pa vulë, etj. U bënë zgjedhje të tjera, fitoi një ditëzi në Himarë, futën drejtësinë, SPAK, gjykatat, ia rrëmbyen opozitës dhe ia dhanë Ramës prap.
Tani po na përsëriten zgjedhjet e majit, që opozitën do e fusin në garë pa kryetar.
Nëse kjo drejtësi e re, po na shkatërron çdo garë politike, nuk është më debati, kemi Berishën kandidat apo jo, por kemi drejtësi që nuk lë njerëz që të konkurrojnë me Edi Ramën.
SPAK nuk gjykon çështje por bën gjueti shtrigash. Jam dakord, është turp që Sali Berisha të mbrohet pas partisë. Por, duhet të shtrojmë pyetjen, Sali Berisha po goditet si ish kryeministër, apo si lider i sotëm i opozitës?



