Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”: Dhuna dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në Kuvend

Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”: Dhuna dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në Kuvend

Rrjeti i organizatave Barazi në Vendimmarrje ka reaguar në mbrojtje të deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, pas përplasjeve verbale në Kuvend mes deputetit të PS-së, Erion Braçe dhe deputetes Zhupa.

Përmes një reagimi për medie, organizatat shprehen se gjuha e dhunës mbi bazë gjinore dekurajon gratë të merren me politikë.

Në kushtet e tensioneve të shtuara politike, Task Forca Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë u bën thirrje deputetëve dhe institucioneve më të larta që të zgjedhin komunikimin dhe dialogun si mënyrën kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. I ftojmë të gjithë aktorët politikë që të zhvillojnë një komunikim paqësor dhe me respekt, duke nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Dënojmë me vendosmëri çdo formë dhune, qoftë ajo verbale, psikologjike apo fizike, duke theksuar se dhuna minon vlerat demokratike dhe pengon përparimin e shoqërisë sonë. Le të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes diplomacisë, respektit dhe mirëkuptimit.

Dhuna nuk ka vend në politikë, dialogu duhet të jetë rruga e vetme për të ecur përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy