Çështja e Asociacionit/ Lajçak viziton sot Kosovën dhe Serbinë

Çështja e Asociacionit/ Lajçak viziton sot Kosovën dhe Serbinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që sot të vizitojë Kosovën.

Pritet që kryeministri Kurti dhe zv.kryeministri Bislimi të shtrojnë një drekë për Lajçakun, e cila do të jetë edhe drekë pune.

Raportohet se ai pas Prishtinës, do të shkojë edhe në Beograd, ku do të zhvillojë takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Vizitat e shpeshta të Lajçak në Kosovë dhe Serbi, kanë të bëjnë me rritjen e intensitetit të dialogut, konkretisht për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Kujtojmë se Kosovës është duke iu shtruar trysnia për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mekanizmi ndërkombëtar beson se Kosova e ka marrë këtë obligim në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe duhet zbatuar ato.

Kryeministri Kurti i ka prezantuar më 2 shkurt, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk i ka komentuar ato.

Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy