Arresti i shtëpisë për Vlora Hysenin sjell debate te “Ligjet”, Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Ka rënë shteti

Arresti i shtëpisë për Vlora Hysenin sjell debate te “Ligjet”, Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Ka rënë shteti

Masa e arrestit në shtëpi e vendosur ndaj ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, ka rindezur diskutimet e ashpra dhe ka shkaktuar debate të forta mes deputetëve në Komisionin e Ligjeve.

 

Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, duke argumentuar se rënia e kupolës së inteligjencës shtetërore përbën një emergjencë kombëtare që nuk mund të anashkalohet nga Kuvendi. 

 

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, e ka cilësuar situatën si një skandal madhor që dëshmon inkriminimin e thellë të strukturave shtetërore. Ai ka bërë përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin për këtë situatë.

 

Rend dite sot, në çdo komision, në seancë plenare, është skandali i djeshëm. Kjo reforma që i sillni shqiptarëve për t’ia nxirë jetën shqiptarëve, ka për sfond skandalin e djeshëm, kreu i SHISH që arrestohet nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar. Ky shtet është i krimbur nga koka te këmbët, ky Kuvend diskuton për seksin e engjëjve. Flet për gjërat që do t’ia bëjnë më keq jetën. Ky Kuvend duhet të mblidhet sot. Si ka mundësi që krimi i organizuar të jetë penetruar te SHISH, AKSHI, kadastra, ministritë, sistemi i prokurimit. Një shtet i rënë. Se mos ia vini fajin vetëm drejtoreshës  është kryeministri. Ajo është një lungë e sistemit që është infektuar në të gjitha qelizat e veta, me një emër infeksioni, Edi Rama.

 

Në të njëjtën linjë, edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi ka përdorur tone ironike për të përshkruar plogështinë e institucioneve përballë cenimit të sigurisë kombëtare, duke kërkuar reagimin e Presidentit të Republikës. 

 

Mendova se kishte ardhur Bajrami për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, se ka rënë shteti, kanë rënë siguresat gjithë. Ne vazhdojmë sikur këtu s’ka ndodhur asgjë, do bëjmë kooperativa të tipit lart, apo të mesëm, të tipit bujqësor. Ky Kuvend a ka ndonjëherë prioritete, kur bie siguria kombëtare. Sot kush e ruan shtetin tonë? Bajrami dini gjë ku është?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy