Mediu i pandehur, Llabani: Do të hetohet dhe për shitjen e municioneve

Mediu i pandehur, Llabani: Do të hetohet dhe për shitjen e municioneve

Analistja Anduena Llabani, për marrjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me çështjen “Gërdeci”, deklaron se gjithçka pritej.

Nga studio e MCN Live, ajo tha se në një memo që mbrojtja e Mediut i ka dërguar gjykatës, prej gati 60 faqesh, në çdo pikë kundërshtohen akuzat ndaj Mediut.

Ish-ministri do të hetohet në gjendje të lirë edhe pse në raste të ngjashme janë hetuar në masë arresti.

Zoti Mediu do të hetohet edhe për mënyrën si është proceduar nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e municioneve ushtarake ndaj dy kompanive në Qipro dhe Florida, SHBA.

Mban shumë të fshehta se një çështje e tillë përfshiu gjithë administratën amerikane. Çështja ka në thelb politikën, Mediu ka tentuar ta trajtojë si çështje politike, është rikthyer në vëmendje sa herë ka pasur zgjedhje elektorale.

Mediu i ka mohuar akuzat, edhe pse kemi dëshminë e një fëmije, i cili ka kërkuar që Mediu të hetohet dhe për akuzën e vrasjes.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë provat duke nisur nga dëshmitë. Është një fakt që sipas mbrojtjes së Mediut nuk ekziston.

Zoti Mediu sot ka nisur një proces ku është marrë i pandehur, ndërkohë që vijojnë hetimet për dy vepra penale.

Ndërkohë në SPAK është veçuar në një dosje për trafikimin e municioneve ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe nëse do kemi ndryshim mase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy