“Zvërneci”, Rama: Deklaratat e Ministrisë së Jashtme greke nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk ishte akt dhune shtetërore siç ndodh në Greqi

“Zvërneci”, Rama: Deklaratat e Ministrisë së Jashtme greke nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk ishte akt dhune shtetërore siç ndodh në Greqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se deklaratat e djeshme të Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me protestat në Zvërnec nuk i shërbejnë marrëdhëniet mes dy vendeve. 

 

Rama theksoi se ngjarjet e ditës së djeshme nuk ishin një akt dhune shtetërore siç ndodh në burgjet greke me shqiptarët.

Nga ana tjetër ka ka pretendime për pronësinë mbi atë territor. Dje dëgjova që aty paska një popullsi homogjene greke. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga Ministrisë së Jashtme greke. Sepse ishte akt dhune, por nuk ishte akt dhune shtetërore siç ndodh me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Ose siç ka ndodhur dhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë. Ishte akt dhune nga një grup rojesh private. Të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizojë etninë e protestuesve, kjo është diçka që nuk i shërbenim marrëdhënieve tonë që janë në ditët më të mira. Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykate. Titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie, dhe jo pretendimet. Siç ndodhi dhe në Baks Rrjoll që toka kishte blerë nga pronarët kishin letrat. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë dhe pretendimet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy