Parlamenti i ka dhënë dritën jeshile kandidaturës së propozuar nga presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Parlamenti ka miratuar me 108 vota pro emrin e Arben Shehut, për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit. Pas votimit, Shehu bëri edhe betimin para deputetëve. Emri i Shehut është propozuar nga kreu i shtetit në fillim të muajit të kaluar.
Një biografi e shkurtër e Arben Shehut
Arben Shehu ka lindur në Shkodër në vitin 1980.
Është diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës ndërsa ka përfunduar në vitin 2005 edhe masterin.
Në vitin 2011 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.
Në vitin 2018 është diplomuar për Administrim Biznes.
Njeh tre gjuhët të huaja (anglisht, italisht, frëngjisht).
Ai është pedagog në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë që prej vitit 2004 dhe redaktor në “World Journal of Social Science Research”.



