“Meta në kafaz”/ Haxhiu: Gjyqet e tilla duhen bojkotuar, imazhi turp për shtetin

“Meta në kafaz”/ Haxhiu: Gjyqet e tilla duhen bojkotuar, imazhi turp për shtetin

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet pas seancës së parë të gjyqit në themel ndaj Ilir Meta, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke u ndalur veçanërisht te vendosja e ish-presidentit në një kafaz qelqi të blinduar brenda sallës së gjyqit.

 

Sipas Haxhiut, kjo mënyrë trajtimi është e papranueshme dhe cenon dinjitetin njerëzor. 

 

Është si kopsht zoologjik, e trajton njeriun si kafshë. Nëse ai njeri lirohet, çfarë do të thotë gjyqtari për kafazin? Ai gjyqtar duhet të dënohet. Kjo është turpi i Zotit. Çfarë demokracie dhe çfarë shteti kemi?

 

Analisti theksoi se praktika e zhvillimit të gjyqeve në kushte të tilla duhet refuzuar. 

 

Unë them se kafazi duhet të bojkotohet, sepse ky shtet nuk meriton të quhet shtet nëse një njeri dënohet brenda kafazit. Nuk e kam thënë vetëm sot, por edhe më parë: duhet të jesh një gjyqtar i turpshëm për ta lejuar këtë. Është turp si imazh dhe turp për shtetin.

 

Ai shtoi se refuzimi i gjykimeve në kafaz duhet të nisë si një standard, duke e cilësuar rastin e Metës si një moment që duhet të shërbejë si shembull për reagim më të gjerë ndaj kësaj praktike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy