
Më 15 shkurt, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është sekretari amerikan i shtetit ai i cili i ka dërguar ftesë kryeministrit shqiptar, pasi ky i fundit do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku Shqipëria është bërë anëtare e përkohshme për 2 vite.
Takimi i fundit mes kryeministrit Rama dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken është zhvilluar me 13 qershor të vitit 2021 në Bruksel, gati një muaj pasi departamenti amerikan i shtetit shpalli non grata ish kryeministrin Berisha me akuzën e korrupsionit dhe minimit të demokracisë.
Takim ky i cili është mbyllur me nënshkrimin e një marrëveshje për koordinimin mes dy vendeve në përdorimin e teknologjisë 5G.



