Tensionet në Kryesinë e Kuvendit/ Berisha: Krizën e thellë kushtetuese të Parlamentit e urdhëroi dhe e krijoi Rama me Nikollën (VIDEO)

Tensionet në Kryesinë e Kuvendit/ Berisha: Krizën e thellë kushtetuese të Parlamentit e urdhëroi dhe e krijoi Rama me Nikollën (VIDEO)

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë sot pasi deputetët e opozitës u vendosën barrikadë nëpër dyer dhe nuk lejuan hyrjen nëpër salla të ligjvënësve të mazhorancës.

Në një dalje për mediat jashtë saj, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama dhe Nikolla janë ata të cilat kanë shkatërruar parlamentin duke u mohuar të drejtat legjislative opozitës.

Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroj dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje.

Nëse bëni një replay të regjistrimeve tuaja në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin duke shkelmuar kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit në mënyrë të përditshme.

Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive.

Kur ata 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësueseve të tyre ju mohohej e drejta legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike se opozita nuk kishte vota të imponohej miratimin e tyre, ngritja e komisioneve hetimore është detyrim kushtetues.

31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Nuk mund të pranohet kurrë tu mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy