Balliu: Basha, oligarku më i ri në terren

Balliu: Basha, oligarku më i ri në terren

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" të gazetarit Ylli Rakipi në MCN TV, tha se Komisioni i Rithemelimit është i hapur për të gjithë deputetët që e kanë braktisur Bashën dhe se PD duhet të bashkohet. 

Ai shtoi se Basha ka patur përfitime financiare në opozitë, dhe si i tillë ai është oligarku më i ri në terren.

Duhet të themi edhe një gjë. Punën e financave. Ne kemi 14 kompani, që merr rrogën kunati i Bashës. Janë kompani të kunatit. 14 rroga, që shkonin 30 milionë lek, duhet ta shohim pak më gjerë. Dolën të dhënat personale, i keni atje. Kjo nuk ka pse të kalojë.

Një kryetar dege i PD hap lokal dhe i shkojnë tatimet dhe ja mbyllin sepse është me PD. Kurse ky hap 14 kompani dhe nuk ja mbyll njeri. Këtu u shitëm ne, kontributi i zonjës Topalli dhe të tjerëve. De facto, Basha është oligarku më i ri në terren. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy