Ilir Meta i premton BE-së për 2017-n “Forcim të dukshëm të sundimit të ligjit në Shqipëri, luftë më të ashpër kundër korrupsionit endemik, më shumë transparencë për qeverisjen, dhe llogaridhënie para publikut”. Këto objektiva theksohen në analizën e shkruar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në gazetën e Brukselit “NewEurope”. Meta vë edhe disa piketa të politikës së Shqipërisë në rajon.



