
Gazetari Ylli Rakipi ngre shqetësim për mënyrën e funksionimit të televizioneve, duke u shprehur se ka një problem se mafia e reklamave i detyron atyre që u jep reklamave që të thonë që ne jemi me shikimet më të mëdha në televizion.
Për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se këto televizione që quhen kombëtare dhe rrëmbejnë reklamat ndërtojnë dhe një infrastrukturë, i shërbejnë vetes duke thënë “ne jemi më të shikuarit”.
Sipas tij, shqiptarët nuk jetojnë dot fare pa politikë dhe se ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë të panumërt, kanë interpretimet e tyre dhe se ata kanë jo vetëm këndin e tyre por dhe autoritetin e tyre, por se nuk ka njeri tjetër mbi ta për mendimin që kanë.
Rakipi thotë se kjo është një mënyrë shumë interesante sidomos në Shqipëri, për tu çliruar njeriu.
Unë përpiqem të kem elementë, jo përplasje. Një pjesë e kolegëve tanë e kanë në natyrë që vetëm përplasen dhe pa atë përplasjen nuk bëhet emisioni, kjo është një rrugë e gabuar. Këtu ka televizione të panumërt për metra katrorë, për pak metra katrorë ka një televizion. S’ka gazetarë. Një pjesë e mirë e njerëzve janë të lodhur, janë të lodhur dhe nga ne. Nesër është ditë e madhe emisionesh (e enjtja), është si këto që bëjnë festa, panaire, nesër është Pazar i madh i televizioneve. Është një luftë shumë qesharake. Në këtë shumësi është e nevojshme një lloj origjinaliteti. Ne jemi një popull pak mitoman, ka dhe njerëz shumë të mençur, unë i kam dalluar, ka njerëz shumë të mençur por janë mitoman. Për shkak të mitomanisë e mbajnë dhe cinizmin dhe sarkazmën. Ka që kanë bonsens më shumë.
Herën e fundit Berisha tek unë u pyet ndoshta më mirë se te emisionet e tjera. Një moment i tha Andi Bushati, sa mirë o doktor që folëm disa gjëra këtu, se po fitove nesër pasnesër. Do vesh te Fevziu dhe ne s’kemi fatin të vijmë me ty. Është një mënyrë sa origjinale, por shpesh emisioni yt tërheq vëmendjen. Edhe emisioni yt është një vlerë në vendin ku jetojmë. Ka përpjekje për të shkuar tek shikuesi dhe për ta thirrur shikuesin me atë që i thua. Ka njerëz që përpiqen të fitojnë para me views, me audiencat sa do falso që krijojnë. Mua s’më pëlqen të vëmë përballë dy njerëz apo katër njerëz dhe krijojnë një grindje dhe mbaron emisioni dhe dalin jashtë dhe nuk e kuptojnë çfarë kanë thënë aty. Kjo është një krijesë shumë e gabuar dhe shikuesit ti i jep mësime shumë të këqija. Nuk është media ajo që vret fare, por ulërimë është ne duhet ta korrigjojmë këtë.
Berisha vjen, tani por ca kohë nuk vionte, ka kodet e veta, tani duhet ta respektosh se është plakur. Të ndryshosh Sali Berishën nuk e ndryshon dot në botë. Ka ca kode të veta që duhet ta njohësh shumë dhe ta respektosh. Nuk e çan më kokën se del këtu apo atje. Kodet që kishte dje nuk i ka më. Berisha po ta kufizosh, varet çfarë pyetje i jep dhe çfarë i kërkon. Të parën e kam pasur intervistë, tjetrën me të tjerë. Nuk është ai Berishë që i duhet inflacion, se kur i duhet e gjen ai 70% inflacion. Politikanët që janë dhe ekzistojnë vërtetë. Edhe Edi Rama. Kanë kohëra të ndryshme dhe ata. Varet a ua gjen ata dhe si i pyet.
Tek ne ka një problem, gazetarë nuk ka shumë në Shqipëri. Ngritja e një banaku nuk do të thotë se u bë një program, që bëhen programaxhinj të gjithë. E kemi pasur në fillim të vështirë për tu kapur me kameran, por pastaj ti je një gazetar. Por një pjesë e rëndësishme nuk janë gazetarë. Në gazetari është vrasja më e madhe që ndodh me gazetarin, nëse kemi akumuluar minimalisht dhe kemi shfryrë dhe përdorur ne mbetemi njerëz krejt të rëndomtë. Gazetari është një produkt i cili mund ta vrasë veten shumë më shpejt se çdo profesion tjetër, në qoftë se nuk vijon të akumulojë, të grumbullojë të lexojë. Ata dalin se e dinë se janë më të mëdhenjtë në botë. Këtu pleksen shumë faktorë.



