Soreca me Çuçin: BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e migrimit

Soreca me Çuçin: BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e migrimit

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar sot me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Sic ka njoftuar vet ambasadori Soreca, me ministrin kanë diskutuar për emigracionin në përgjithësi, dhe në veçanti për politikat e vizave me BE.

“Diskutuam për emigracionin dhe lëvizshmërinë, në veçanti në përafrimin e politikës së vizave me Bashkimin Evropian, azilin dhe mbrojtjen e kufirit”.

Më tej në një postim në median sociale Twitter, u shpreh se ndihej i lumtur për takimin dhe uroi për konfirmimin në detyrë të Çuçit si ministër i Brendshëm.

Në përfundim ai theksoi faktin se, “BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e migrimit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy