
Analisti Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se opozita i ka përqendruar të gjitha energjitë e saj e saj në Parlament tek çështja Xhaçka, pasi opinioni i ardhur nga Komisioni i Venecias është një kartë e fortë për PD-në.
Megjithatë sipas Kikisë, historia është mbyllur dhe mazhoranca nuk e dorëzojë Xhaçkën.
Opozita i ka përqendruar energjitë tek çështja Xhaçka se nxjerr në pah një kontradiktë të fortë të përplasjes së mazhorancës me Gjykatën Kushtetues. Përgjigja që ka ardhur nga Venecia është kartë e fortë për opozita. Mbetet enigmë nëse do e pranojë mazhoranca apo jo. Nëse e pranojnë duhet të pranojnë që kanë bërë gabim, nëse jo do të vijojë të jetë mollë sherri në Parlament.
Kjo histori është mbyllur nuk do të dorëzohet mandati i Xhaçkës. Mbetet për t’u parë se në çfarë vendi do të jetë në listë për të kuptuar nëse do të jetë e preferuara e kryeministrit apo jo.



