
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha në MCN Live se në “Konfederatën opozitare” janë të ftuar të bëhen pjesë dhe forcat e reja politike.
Duke vijuar, Mediu theksoi se forcat e reja politike, që ndonjëherë edhe flasin kundër të jenë në ballë të kësaj lëvizje.
Sipas Mediut është e rëndësishme që të ketë një koalicion të gjerë opozitar.
Kemi dashur që të jetë gjithëpërfshirëse, kemi arritur në një platformë të përbashkët, të paktën, të punuar e cila është shpërndarë për komente dhe për mendime dhe pas asaj do të ketë kontakte me gjithsecilin që do të bëhet pjesë e këtyre qëllimeve politike. Kush të dojë mund të bashkohet që në momentet e para, por mendoj që gjatë rrugës mund të bashkohen subjekte të tjera. Është shumë e rëndësishme që të ketë një koalicion të gjerë opozitar, që përfshin forca parlamentare dhe jo parlamentare, forca të reja politike. Do doja që forcat e reja politike, që ndonjëherë edhe flasin kundër të jenë në ballë të kësaj lëvizje, të jenë ata që promovohen dhe të kenë mundësi që të bëjnë ndryshimin. Ne kemi një histori politike, kemi një marrëdhënie politike dhe elektorale duam ta sjellim si kontribut për një gjeneratë të re politikanësh.



