
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar në Twitter kandidatët e çdo partie për të 12 qarqet zgjedhore në Shqipëri.
Janë 12 lista zgjedhore të paraqitura pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga të cilat shqiptarët do të kenë mundësi të përzgjedhin emrin e kandidatit të preferuar.
Më 9 prill, Celibashi publikoi edhe mënyrën e saktë se si duhet votuar. Fleta e votimit do të përfshijë partinë e përfaqësuar. Ndërkaq me numra, do të jenë të paraqitur kandidatët.



