“4 mijë euro në muaj”, Rama sqaron deklaratën për të rinjtë në Korçë

“4 mijë euro në muaj”, Rama sqaron deklaratën për të rinjtë në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për herë të parë deklaratën që bëri pak ditë më parë në Korçë, që i ka habitur paksa të gjithë. Ai tha se 100 të rinj marrin paga nga 1 mije euro deri në 4 mijë euro.

Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-4 mijë euro në muaj, janë komplet në botën e tyre nuk punojnë as në shtet as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime për të tretë që ju sjellin të ardhura në Shqipëri dhe sot janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të kësaj natyre për kompani që mund të jenë në fund të botës e arrihen me një klik”, u shpreh Rama në Korçë.

Mirëpo kjo deklaratë ka qarkulluar shumë në rrjet. Rama ka sqaruar deklaratën e tij me anë të disa komenteve në rrjetet sociale me qytetarët.

Ai sqaron se nuk ka thënë se të rinjtë e Korçës marrin 1000 deri 4000 euro, po sipas tij ka thënë që në Korçë janë afro 100 të rinj që punojnë online për vende të tjera dhe fitojnë edhe më shumë se sa 4000 euro në fakt disa prej tyre.

Pjesë nga komentet:

Agim Sherifaj: me gërsherë dhe me shkallë, manderina, punëtori vjel rreth 1 kujtal në dite x 20 lekë kilogrami = 2 000 lekë.

Dmth, me çmimin që shiten, nëse shiten, Pronari lan vetëm lekët e ëtorit

Edi Rama: Agim Sherifaj ahaha 7x7=42 dmth! Pronari lan vetëm lekët e punëtorit dhe vetë ngrohet në diell sipas teje, pra tërë këta dhjetra-mijëra njerëz që punojnë tokën në Shqipëri janë budallenj! O zot o zot!

Artur Mollas: Po ne këtej nga Korça që s'kemi tokë të mjaftushme çar të bëjmë zoti kryeministër. Jemi të pa punë!

Anggie Rossu: Artur Mollas keni rrogen te mire ju aty ne Korce... po he mos u qani.

Artur Mollas: Anggie Rossu kë dëgjon ti Edin Ramën që të rinjtë e Korçës marin nga 1000 euro në 4000 euro.

Edi Rama: Artur Mollas une nuk kam thene te rinjte e Korces marrin 1000 deri 4000 euro, po kam thene qe ne Korce jane afro 100 te rinj qe punojne online per vende te tjera dhe fitojne edhe me shume se sa 4000 euro ne fakt disa prej tyre, do ti nuk do ti!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy