Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka reaguar menjëherë pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me naftëtarët në bashkinë e Fierit, pas grevës së urisë që bënë këta të fundit. Spaho thotë se Rama i gënjeu naftëtarët me ushqimin e pak ditëve për fëmijët, ndërkohë që vijon të japë para për koncensionet dhe inceratorët.
Postimi i nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho:
"I genjeu ne 2016 per tu marre voten se do vazhdojne punen dhe do tu jepen te gjitha parate, ndersa jepte garanci per investitorin qe erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre qe e sollen dhe iku.
I la naftetaret 26 dite ne greve urie, due u talluar ndersa negocionte me ekipet e futbollit. I la qe te lodhen, te deshperohen dhe ne fund te pranojne cfaredo zgjidhje qe siguron qofte dhe ushqimin e pak diteve per femijet, qe te dale para shqiptareve si shpetimtare.
Njesoj sic po ben me covid19. Fillimisht shperndau frike dhe terror te qytetaret, qe te dukej si shpetimtar, sot kur po vdesin nga 12 vete ne dite nuk thote asnje fjale sepse nuk i behet vone kush vdes e kush jeton, sa vdesin e sa do mbesin, mjafton qe mos te mos i cenohen leket e koncesioneve dhe inceneratoreve."



