Progres-raporti/ Metaj: Shpejtësia me të cilën kemi ecur, goxha e mirë. Vështirësi do ketë në 2027-2029 (VIDEO)

Progres-raporti/ Metaj: Shpejtësia me të cilën kemi ecur, goxha e mirë. Vështirësi do ketë në 2027-2029 (VIDEO)

Analisti Elton Metaj për progres raportin e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë, thotë se nga drejtuesit e europianë është pranuar se Shqipëria ka avancuar në një sërë kriteresh. 

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se shpejtësia me të cilën kemi ecur është e mirë, por cilësoi si vështirësinë më të madhe periudhën më tej, gjatë viteve 2027-2029.

 

Është e vërtetë që është propozuar për Malin e Zi një datë më e shpejtë për negociatat, por i kanë nisur negociatat një dekadë më parë.

 Është shumë e rëndësishme mënyra si qeverisja i qaset këtij seti reformash. Bashkimi Europian ka certifikuar një pjesë të mirë të hapave që Shqipëria ka bërë. 

Viti 2027-2029 Shqipëria do të duhet të trokasë në gjithë vendet anëtare dhe qeveritë përkatëse, për tu bërë pjesë e Bashkimit Europain.

 Është urgjente që Shqipëria të trajtojë kriteret që kërkon Bashkimi Europian. 

Deri më tani shpejtësia me të cilën kemi ecur është goxha më e mirë, por mendoj se pjesa më e vështirë do të jetë më pas 2027-2029.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy