“Çamëria”, Idrizi: Obligim kushtetues ta çojmë përpara çështjen kombëtare

“Çamëria”, Idrizi: Obligim kushtetues ta çojmë përpara çështjen kombëtare

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, priti në takim një përfaqësi të Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë të kryesuar nga Përparim Uka.

Në fjalën e tij, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se përkrahja e degës së Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë është mbështetje e madhe morale për PDIU-në. Ai tha se “çështja Çame është çështje kombëtare dhe se kjo trevë u sakrifikua për këtë Shqipëri që kemi sot”.

Ne e kemi për obligim kushtetues ta shpiem përpara çështjen kombëtare. E kemi për detyrë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi. Sot Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës.

Ne synojmë që t’i heqim barrierat mes nesh. Ne duam të ngrejmë një Akademi të përbashkët të Shkencave, e cila do të përqendrohet në prognoza për zhvillimet kombëtare. Po ashtu, në programin tonë është edhe përgatitja e platformave të unifikuara të mësimit, pa harruar edhe diasporën”, u shpreh Idrizi.

Më tej ai deklaroi se rruga e zhvillimit dhe forcimit tonë si komb, kalon nga afrimi midis shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por apeloi që politika t’i qëndrojë larg folklorizmit të çështjes kombëtare.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Idrizi deklaroi se “Shqipëria ndodhet në një krizë demokracie, ekonomike dhe demografike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy