Basha nga Vlora: PD do t’u japë shqiptarëve një plan të qartë për daljen nga kriza

Basha nga Vlora: PD do t’u japë shqiptarëve një plan të qartë për daljen nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar turin e takime në rrethe. Ndalesa e radhës ishte Vlora, ku për 60 minuta ka pasur një takim me strukturat e PD-së.

Basha nga Vlora ka deklaruar se PD do u japë një plan të qartë shqiptarëve për daljen nga kriza, një plan të qartë që Shqipëria siç tha ai, të mos u përkasë një grushti oligarkësh por shqiptarëve.

 “Për këtë dua t’u shpreh mirënjohjen në radhë të parë çdo vlonjati e vlonjateje, që refuzoi në mënyrë ekzemplarë farsën e 30 qershorit, dhe i dha një mesazh të fuqishëm regjimit të hajdutërisë dhe të krimit.

Së dyti, dua t’i garantoj të gjithë se Partia Demokratike dhe opozita e shikon refuzimin referendar të farsës së Edi Ramës, jo si një triumf, por si një përgjegjësi të jashtëzakonshme për ta kthyer këtë energji në një energji për ndryshim, ndryshim për çdo shqiptar, ndryshim për pensionistët, për të rinjtë, të papunët, për sipërmarrësit, ndryshim për fermerët, për pedagogët dhe studentët, për të gjitha shtresat e shoqërisë, të cilat meritojnë dhe do të kenë nga Partia Demokratike një plan të qartë për daljen nga kriza, një plan të qartë që Shqipëria të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një grushti njerëzish që e kanë shtrydhur Shqipërinë dhe Vlorën, siç kanë bërë deri më sot”, tha kryedemokrati.

Takimet vinë në kuadër të mobilizimit për aksionin opozitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy