245-vjetori i shpalljes së pavarësisë së SHBA-së/ Meta, Rama dhe Kim me mesazhe urimi

245-vjetori i shpalljes së pavarësisë së SHBA-së/ Meta, Rama dhe Kim me mesazhe urimi

4 korriku 2021 shënon Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht ditëlindjen e saj të 245-të. Lidhur me këtë ditë nuk kanë munguar urimet edhe nga figurat e larta politike shqiptare drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden.

Me anë të një statusi në Facebook, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar homologun e tij amerikan, Joe Biden për Ditën e Pavarësisë.

Në mesazhin e tij Kreu i Shtetit shkruan se “jemi optimistë, që madhështia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe e aleatëve të saj, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta euro-atlantike si dhe demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona”.

Meta gjithashtu ka uruar edhe komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilët “kanë kontribuar në mënyrë thelbësore”, për forcimin e marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Gjithashtu presidenti Meta shfrytëzoi urimin për pavarësinë që të theksonte “vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike!”.

“Ju lutem Zoti President, krahas urimeve të mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, ka mbyllur shkrimin e tij Ilir Meta.

Mesazhe urimi për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë ardhur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit, me anë të një fotografie që paraqitet flamuri amerikan, ka shkruar: “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”. 

Dita e Pavarësisë së Amerikës përkon edhe me ditëlindjen e kryeministrit, i cili sot ka mbushur 56 vite.

Mesazhe për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve ka dhënë edhe vet ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Kjo e fundit, në mesazhin e saj ka cituar një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë, ku shkruan:

“Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë të pajisura nga Krijuesi i tyre me disa të Drejta të patjetërsueshme, dhe midis tyre janë Jeta, Liria dhe ndjekja e lumturisë. Që për të siguruar këto të drejta, Qeveritë themelohen prej Njerëzve, duke marrë të drejtën e tyre për pushtet nga pëlqimi i të qeverisurve, – Që sa herë që ndonjë formë e qeverisjes bëhet shkatërruese e këtyre qëllimeve, është e Drejta e Popullit të ndryshojë ose ta shfuqizojë atë, dhe për të themeluar Qeverinë e re, duke hedhur bazat e saj mbi parime të tilla dhe duke organizuar kompetencat e saj në një formë të tillë, saç do t’u duket atyre se ka shumë të ngjarë të ndikojë në Sigurinë dhe Lumturinë e tyre”.

Mes të tjerash, ambasadorja përmendi edhe Shqipërinë si një vend i cili pas refuzimit të diktaturës në vitin 1991, “i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara”.

“Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar” vijoi ajo më tej.

Ditëlindja e 245-të të Shteteve të Bashkuara përkon edhe me 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Prandaj, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim, “le të vendosim të çmojmë, të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë; për të kujtuar aspiratat e atyre që shpallën pavarësinë – qoftë në vitin 1776 në Filadelfia apo 1991 në Sheshin Skënderbej; dhe për të luajtur rolin tonë në bërjen e atyre aspiratave më të vërteta për brezin e ardhshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy